Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

“Bëmë tre ndeshje të mira”/ Euro 2016, de Biasi: Mbetëm jashtë për shkak të golavarazhit

schedule20:18 - 25 Dhjetor, 2025

schedule 20:18 - 25 Dhjetor, 2025

Gianni de Biasi mendon se kombëtarja mund të bënte më mirë në kampionatin evropian Euro 2016.

Në një intervistë për emisionin “Real Story” në ABC News, ish trajneri i kombëtares shqiptare deklaroi se kuqezinjtë bënë tre ndeshje të mira.

Sokol Balla: Jemi dakord me atë që thashë, që ju krijuat një skuadër nga hiçi, por me një zemër të madhe dhe ndaj ju përmenda rastin e Gjimshtit, ju kujtuat Rrahmanin dikush tjetër mund të thotë Rashicën, po ju ishit kapiteni i anijes që mori vendime të forta. Shumë mendojnë që krahasuar edhe me Europianin tjetër ku morëm pjesë, por një humbje me Zvicrën, një humbje me Francën tre minutat e fundit. Çfarë shenje ka lënë kjo përvojë në Shqipëri?



Gianni de Biasi: Unë mendoj sinqerisht që në grupin tonë eleminator ne kemi bërë tre ndeshje shumë të mira. Me Zvicrën, kemi luajtur 10 me 11 lojtarë. Të gjitha gjërat që kishim shpjeguar lojtarëve në çdo detaj. Berisha bëri një gjysmë gabimi dhe aty morëm golin. Por skuadra nuk është se u shpërqëndrua dhe ishte e përçarë, më pas mbetëm me 10, tentuan të shënojmë një gol dhe vetëm 10 minutat e fundit patëm rastin e jashtëzakonshëm me Gashin përballë portierit Somen që ia priti. Dhe ishim gati të hidheshim në fushë për të festuar sepse mendonim se ishte gol. Bëmë atë që mund të bënim, kjo ishte forca jonë. Në Francë kishim barazuar me ta në miqësore, Franca kishte frikë ndaj nesh sepse gjithmonë të vegjlit që nuk i njeh, lojtarët e vegjël janë shumë herë më të rrezikshëm. Për Francën ne ishim një pikëpyetje e madhe nuk ishte e thjeshtë që ata të luanin kundër nesh. Në fund fituam me Rumaninë prodhuam tre pikë dhe ishim jashtë vetëm për çështjen e diferencës së golave.

Sokol Balla: Një moment kemi qenë thuajse me Portugalinë, por ai shënoi dhe fitoi Europianin.

Gianni de Biasi: Unë në atë kohë isha i interesuar edhe në ndeshjen e Hungarisë kundër Portugalisë. Pashë që Santos i dha një biletë të vogël një lojtari që ia dha Rolandos, ai e lexon dhe më pas e hedh poshtë. Nuk e dija çfarë ishte shkruar në atë biletë, por ishte diçka që mbante erë. Ishte diçka që nuk shkonte. Cristiano e hodhi.

Sokol Balla: Pra, po thoni që ishte diçka u vendos jashtë zonën së blertë.

Ganni de Biasi: Janë dakordësuar që të dy palëve i shkonte mirë barazimi, nuk është se bënë luftë, por bënë paqe dhe e lanë barazim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!