Biznesmeni i njohur shqiptar Samir Mane është renditur në listën e miliarderëve të Forbs për vitin 2025. Pasuria e tij rezulton sipas revistës Forbes rreth 1 miliardë e 500 milionë dollarë amerikanë dhe vetëm gjatë këtij viti e ka shtuar pasurinë me 100 milionë dollarë.
Sipërmarrësi drejton një sërë kompanish në Shqipëri dhe vende të tjera, zotëron qendra tregtare dhe dyqane me pakicë të pajisjeve elektronike dhe lodrave në Ballkanin Perëndimor si dhe një bankë. Samir Mane është shqiptari i vetëm që është përfshirë në renditjen globale të të pasurve në botë. Sipas Forbes sipërmarrësi shqiptar emigroi në Austri në vitin 1991 si refugjat nga regjimi komunist duke nisur aktivitetin e tij me tregtimin e pajisjeve shtëpiake drejt Shqipërisë në 1993.
Stafetën e njeriut më të pasur në botë vijon ta mbajë Elon Musk i cili është bashkëthemelues i shtatë kompanive, duke përfshirë prodhuesin e makinave elektrike Tesla, prodhuesin e raketave SpaceX dhe startup-in e inteligjencës artificiale X AI. Ai zotëron një pasuri prej 342 miliardë dollarë.
Në vend të dytë renditet mark zukenberg me një pasuri prej 216 miliardë dollarësh ndjekur nga Jef Bezos me 215 milionë dollarë. Lista e këtij viti përbëhet nga 3,028 miliarderë, me një pasuri totale prej 16.1 trilionë dollarësh, dhe ka pasur njw rritje me 247 individë krahasuar me vitin e kaluar. SHBA-të kanë një rekord prej 902 miliarderësh, të ndjekura nga Kina me 516, përfshirë edhe Hong Kongun si dhe India me 205./abcnews.al

