Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SHBA godet një tjetër anije pranë Venezuelës

schedule18:44 - 21 Dhjetor, 2025

schedule 18:44 - 21 Dhjetor, 2025

Roja Bregdetare e SHBA -së ka identifikuar një tjetër anije cisternë në ujërat ndërkombëtare pranë Venezuelës. Sipas zyrtarëve amerikanë, cisterna ishte subjekt i sanksioneve.

Javën e kaluar, Presidenti Donald Trump njoftoi se po vendoste një “bllokadë” për të gjitha të sanksionuarit që hyjnë ose dalin nga ujërat e Venezuelës.

Drejtori i Këshillit Ekonomik Kombëtar të Shtëpisë së Bardhë, Kevin Hassett, tha më parë se dy anijet e para cisterna të sekuestruara operonin në tregun e zi dhe furnizonin naftë gjithashtu nga vendet që janë sanksionuar.

“Nuk mendoj se njerëzit duhet të shqetësohen këtu në Shtetet e Bashkuara se çmimet do të rriten për shkak të sekuestrimeve të këtyre anijeve. Janë vetëm dy prej tyre dhe ato janë anije të tregut të zi”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!