Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shuhet komentatori i shquar sportiv Ismet Bellova

schedule07:38 - 21 Dhjetor, 2025

schedule 07:38 - 21 Dhjetor, 2025

Shuhet Ismet Bellova. Komentatori i shquar radiofonik sportiv, gazetari, ish- mësuesi dhe ish-drejtuesi sportiv u nda nga jeta në moshën 91-vjeçare. Gazetaria sportive shqiptare humbi jo vetëm një profesionist të jashtëzakonshëm, por një pasuri kombëtare.

Komentatori Bellova ishte një vlerë e rrallë radiofonike dhe një shkollë të vërtetë e gazetarisë sportive, nga e cila u formuan e u frymëzuan breza të tërë.

Për kontributin e tij, Bellova gjatë karrierës së tij është vlerësuar me titujt “Mësues i Popullit”, “Nderi i Sportit Shqiptar”, “Urdhri Olimpik”, Urdhri i Artë “Naim Frashëri”, Urdhri “Naim Frashëri” i Klasit të Parë, Urdhri i Punës i Klasit të Parë, si dhe disa çmime e tituj nderi, deri te “Mirënjohja e Tiranës”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!