Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Florida, bisedime SHBA-Rusi/ Delegacioni nga Moska takohet me të dërguarit

schedule15:16 - 20 Dhjetor, 2025

schedule 15:16 - 20 Dhjetor, 2025

Bisedimet për fundin e luftës në Ukrainë vazhdojnë dhe negociatorët rusë takohen me homologët amerikanë në Florida.

Takimi vjen pas bisedimeve mes Shteteve të Bashkuara me zyrtarët ukrainas dhe europianë të premten mbi një plan paqeje që është i pranueshëm për të dyja palët.

Delegacioni rus kryesohet nga i dërguari i Vladimir Putin, Kirill Dmitriev me negociatorët Steve Witkoff dhe Jared Kushner, ky i fundit dhëndri i presidentit amerikan. Sekretari i shtetit Marco Rubio mund t’u bashkohet gjithashtu diskutimeve.

Zyrtarët amerikanë, ukrainas dhe europianë më parë këtë javë raportuan përparim në garancitë e sigurisë për Kievin si pjesë e bisedimeve për t’i dhënë fund luftës, por mbetet e paqartë nëse këto kushte do të jenë të pranueshme për Moskën.

Një takim i drejtëpërdrejtë mes negociatorëve ukrainas dhe të dërguarve nga Kremlini është përjashtuar.

Përpjekjet diplomatike vijnë teksa Moska nuk i ka ndalur sulmet ndaj qyteteve ukrainase. Një sulm me raketa në Odessa la të vrarë 8 persona dhe plagosur të paktën 15 të tjerë.

Intensiteti i sulmeve është rritur ditët e fundit, duke rezultuar shpesh në ndërprerje të gjata të energjisë elektrike.

Goditja më e fundit vjen pasi Ukraina sulmoi një cisternë ruse në Detin Mesdhe, hera e parë që një sulm i tillë ndodh në distancë aq të largët.

Presidenti rus Vladimir Putin kishte paralajmëruar se hakmarrja e Rusisë do të ishte e fortë, teksa i dha një mesazh Perëndimit se nëse Moska trajtohet me respekt, nuk do të ketë më luftëra pas Ukrainës. Ai hodhi poshtë sërish pretendimet se Rusia po planifikon të sulmojë vende europiane, duke i cilësuar një marrëzi. / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!