Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbappe synon historinë/ Ylli madrilen mund të thyejë rekordin e golave mbajtur nga CR7

schedule15:00 - 20 Dhjetor, 2025

schedule 15:00 - 20 Dhjetor, 2025

Me të vërtetë që është i veçantë.

Jo sepse fitoi gjyqin me Paris SG dhe pret t’i japin mbi 60 milionë euro.

Për një yll të futbollit si Kilian Mbape paratë kanë kaluar me kohë në plan të dytë, dhe së pari është krenaria dhe shenja që do të lerë në këtë jetë.

Pikërisht kjo e shtunë mund të jetë një nga ato ditë të shënuara, që do të mbeten në faqen e historisë, pasi kapiteni I Francës mund të thyejë një rekord të Realit të Madridit.

Ose të paktën, ta barazojë.

Mbape ka shënuar deri tani këtë vit me fanelën “merenges” 58 gola saktësisht në 58 ndeshje, dhe përpara tij mbetet vetëm Kristiano Ronaldo me 59.

Legjenda e gjallë portugeze ia doli në 2013, dhe sulmuesi ka shansin e fundit në orën 21:00, në duelin e La Ligës, Real-Sevilja.

Pas kësaj do të nisin pushimet dhe topi do të rrotullohet pas mbrëmjes së Vitit të Ri.

Nëse shënon një herë, barazon CR7-ën, nëse ia del më shumë, do të jetë rekordmeni I ri.

Nuk është gjë e vogël në një klub, në një skuadër ku kanë luajtur Di Stefano, Pushkash, Santiliana, Hugo Sançez, Butragenjo, Raul, Kristiano apo Benzema.

Ky është viti më i mirë i tij i karrierës, pasi ka 65 rrjeta gjithsej në 65 paraqitje, duke shtuar edhe ato me Francën.

Pikërisht një mbrëmje të 2025-ës, në 13 nëntor, arriti 400 golat në karrierë, pasi shënoi dy herë me fanelën e “gjelave”.

Vendosi rekordin si më I riu futbollist me 400 rrjeta, në moshën 26 vjeç e 328 ditë, më shpejt se Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!