Këshilli i Mandateve në Kuvend mblidhet sot për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit për numrin dy të qeverisë, Belinda Balluku.
Kërkesa e prokurorëve të çështjes u paraqit në parlament menjëherë pasi Gjykata Kushtetuese pezulloi vendimin e GJKKO, duke rikthyer në detyrë zv/kryeministren.
Një ditë më parë edhe Apeli i Posaçëm vendosi qëndrimin e saj në detyrë deri në shqyrtimin në themel nga Kushtetuesja.
Kuvendi ka një afat kohor 3 muaj për të vendosur mbi kërkesën e SPAK dhe autorizimin.
Me përfundimin e diskutimit dhe shqyrtimit të kërkesës, ky Këshill ka kohë 2 javë për të hartuar raportin e për tia kaluar seancës për votim, ku merr vulën përfundimtare. Vendimi për heqjen ose jo të imunitetit kërkon shumicë të thjeshtë votash, minimumi 71 votash.
Por në rast se Kuvendi nuk e shqyrton kërkesën në harkun kohor të 3 muajve, atëherë kërkesa e SPAK konsiderohet e rrëzuar./abcnews.al

