Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Berisha, patericë e Ramës”, Meçe: PD ka nevojë për rithemelim. Salianji solli frymën brenda militantëve

schedule20:32 - 17 Dhjetor, 2025

schedule 20:32 - 17 Dhjetor, 2025

Analisti Arben Meçe deklaroi se opozita është kthyer në një “patericë” të kryeministrit Rama, duke u mbajtur peng nga Sali Berisha. Ai tha se përpjekjet e Berishës për ta bojkotuar opozitën po i shërbejnë drejtpërdrejt qeverisë. Sipas Meçes, demokratët po e kuptojnë se shpresa për pushtet vjen vetëm përmes një rithemelimi të thellë të Partisë Demokratike. Ai theksoi se Ervin Salianji ka sjellë brenda PD-së një frymë që është brenda militantëve.

“Është kthyer në patericë të Ramës. Opozita është mbajtur peng nga Sali Berisha, me dashje dhe pa dashje, por përpjekjet e tij për ta bojkotuar dhunshëm opozitën janë mbështetje për Ramën. Është fatkeqësi që e ka uzurpuar opozitën. Dy vjet më parë, kur mori drejtimin e PD-së, thamë që shkaku kryesor i dëmtimit të opozitës do të jetë Berisha.

Vetë militantët po e kuptojnë se, nëse duan të kenë një lloj shprese për pushtet, duhet ta rithemelojnë PD-në, ndryshim në themel. Berisha vijon rezistencën brenda vetes së vet. Kur Salianji doli në tregun politik, në kulmin e luftës kundër qeverisë, qeveria na futi rrotat dhe nxori Salianjin. Në këtë moment nuk është prioritet rithemelimi; duhet të ngremë kuotat në luftën kundër qeverisë.

Salianji duhet ta precizojë vendimin e tij; ai ka sjellë brenda PD-së një frymë që është brenda militantëve. Këtë frymë e ke të gjallë në tre takime. Demokratët e vërtetë duan “kokën” e Saliut. Ata në sallë janë të rinj, moshë optimale për ndryshim.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!