Kupa u mbush. Sali Berisha i heq vijën e kuqe Ervin Salianjit dhe paralajmëron përjashtimin e tij nga PD.
“Vija e kuqe e Berishës ndan qartë bashkëpunimin me krimin. Që një anëtar i korruptuar i Kryesisë dhe i Këshillit Kombëtar të organizojë, së bashku me Suel Çelën, kriminelin më të rrezikshëm, një takim të tillë, është absolutisht e papranueshme dhe kurrë nuk mund të kalojë. Në këtë kontekst, ai që ndërmerr një veprim të tillë ka tejkaluar vijën e kuqe dhe është plotësisht përgjegjës për veprimet e tij”
Doktori e kishte një arsye të fortë për të kaluar tek vija e zezë. Vija e kuqe mbetet deri tek kundërshtari politik, kurse tjetra…
“Për sa i përket takimit të Salianjit, kemi pasur disa informacione që pohojnë se Suel Çela ka qenë organizatori kryesor i takimit. Përshëndes të gjithë drejtuesit e PD-së të Elbasanit që bojkotuan takimin e tij. Nuk mund të pranojë kurrë asnjë formë bashkëpunimi me asnjë nga kartelet e drogës, as me organizatat kriminale”
Dhe si me doktorin në 35 vite, historia përsëritet, gjithë ata që sakrifikojnë për PD, janë të destinuar për tu përjashtuar dhe mbeten thjesht heronj për tu kujtuar. Në rastin e tij. Salianji e pa gjyqin, por këmbënguli tek e vetja, tani a do e pranojë vendimin?

