Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Në kasafortë, sekretet hetimore”/ Reagim i Kuvendit pas ankesave të Berishës

schedule15:14 - 17 Dhjetor, 2025

schedule 15:14 - 17 Dhjetor, 2025

Kuvendi i është përgjigjur deklaratave të Berishës, se anëtarët e Këshillit të Mandateve nuk kanë marrë materialet e SPAK per zvkryeministren.

Niko Peleshi thote se të gjithë anëtarëve të këshillit u janë venë në dispozicion aktet procedurale përkatëse, si edhe kërkesën dhe urdhrin e prokurorit për ruajtjen e sekretit hetimor, me detyrimin e shprehur që këto dokumente të mos bëhen publike.

Materiali me karakter “sekret hetimor” ndodhet në kasafortën e specialistit të protokollit për dokumentacionin e klasifikuar. Kjo çështje dhe mënyra e njohjes me këtë informacion do të diskutohen në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, në prani të prokurorit të SPAK-ut. – thuhet në deklaratën zyrtare të Kuvendit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!