Ish-presidenti Ilir Meta do të lërë nesër qelinë dhe do të shoqërohet me forca policie drejt Prokurorisë së Posaçme në orën 10:00 për t’u marrë në pyetje nga SPAK për krimin shtetëror të 21 janarit. Asokohe Ilir Meta ka mbajtur postin e zv.kryeministrit.
Meta kerkoi vete qe te deklaroje per dosjen e 21 janarit që po hetohet nga prokurori Alfred Shehu, me argumentin se ka të dhëna që nuk janë të njohura nga grupi hetimor.
Hetimet per kete dosje jane intensifikuar nga organi akuzes me marrjen ne pyetje te personave te perfshire ne kete ngjarje. Vetem disa dite me pare SPAK mori ne pyetje ish-presidentin Bamir Topi per 1 ore e 30 minuta nderkohe me pare jane marre ne pyetje dhe dy figurat kryesore në atë ngjarje ish ministri i Brendshëm Lulzim Basha, e më pas ish Kryeministri Sali Berisha.
Protesta e 21 Janarit, ku 4 protestues mbeten te vrare dhe te tjere u plagosen ndodhi pas publikimit të një video skandali mes ish-presidentit të asaj kohe Ilir Metës dhe Dritan Priftit. Në filmimin prej 12 minutash, dëshmohej pazari mes zv.kryeministrit Ilir Meta dhe Dritan Priftit, në atë kohë ministër, për 700 mijë euro në këmbim të koncesioneve dhe licencave për një hidrocentral.
Hetimet për krimin shtetëror të 21 janarit nisën nga SPAK korrikun e vitit të kaluar, pas regjistrimit për veprat penale të vrasjes në rrethana cilësuese, e kryer në bashkëpunim, kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, shpërdorim detyre dhe pengim të drejtësisë.
Nga protesta e 21 janarit në vitin 2011 mbetën të vrarë 4 protestues Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj dhe protestues e tjere në bulevardin dëshmorët e kombit mbeten te plagosur.

