Nuk është një sezon i shkëlqyer.
Gjithsesi, edhe kur nuk bën mrekulli sërish Barcelona është në garë për çdo trofe të mundshëm, dhe debutimi në Kupën e Mbretit ishte i suksesshëm.
Katalanasit, që kryesojnë La Ligën e Spanjës, kaluan në të tetat e finaleve në konkurrimin e dytë për nga rëndësia në vendin iberik.
Nuk e patën edhe aq të lehtë në fushën e Guadalaharës, një rivali vërtet modest, por gjithsesi e gjetën zgjidhjen.
Në ndeshjen në të cilën portieri Ter Shtegen bëri debutimin si titullar pasi mungoi 139 ditë dhe humbi plot 22 ndeshje.
Në stadiumin e vogël golat u shënuan nga Andreas Kristensen dhe Markus Rashford, ndonëse u desh të pritej deri 12 minuta para fundit.
Imagjinoni që rezultati ishte 1-0 deri në minutat shtesë, pra gjithçka ishte e hapur.
Sidoqoftë, ekipi blaugrana bëri shumë më tepër me 78 për qind mbajtje topi dhe dyfishin e gjuajtjeve.
“Në të tetat e finaleve, – shkruan “El Mundo Deportivo”, – Barça I jep zgjidhje debutimit në kupë me një fitore edhe pse e pati të vështirë në Guadalahara!”
“Vazhdon seria, është titulli i të përditshmes tjetër katalanase, “Sport”, – Barça zgjidh ndeshjen e Kupës, ka 6 fitore radhazi, Ter Shtegen kthehet titullar!”
Një nderim u bë edhe për mbrojtësin Kubarsi, pasi ylli I dalë nga Akademia “La Masia” mbushi 100 ndeshje për blaugranët edhe pse është vetëm 18 vjeç.
Në përgjithësi, mbrëmje e bukur për Barcelonën, që duhet vetëm të ndryshojë marshet në Champions që sezoni të jetë vërtet premtues.

