Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tifozët “blejnë” kartonin e Muçit/ Përkrahësit e ekipit të tij, gati të mbledhin 8.5 milionë euro

schedule12:40 - 17 Dhjetor, 2025

schedule 12:40 - 17 Dhjetor, 2025

Dashuria për të po kthehet në çmenduri.

Tifozët e Trabzonsporit janë të mahnitur nga Ernest Muçi dhe as nuk duan ta mendojnë ekipin e tyre pa futbollistin shqiptar.

Në një kohë që presidenti Dogan deklaron se vendimi për yllin 24-vjeçar do të merret në fund të sezonit, përkrahësit më të zjarrtë kanë nisur një fushatë krejt të vetën.

Siç bëjnë të ditur vetë ata në intervistat për mediat turke, copëza të të cilave janë hedhur në rrjetet sociale, plani është për të mbledhur vetë paratë që klubi ta blejë kartonin e yllit ofensiv.

Njëri prej tyre, që e ka shkruar mbiemrin Muçi në syzet e tij të diellit, deklaroi se tifozët mund t’i mbledhin 8.5 milionë euro, aq sa kërkon Beshiktashi për ta shitur kartonin e tij.

Trajneri Fatih Teke kërkon me këmbëngulje që lojtari I kombëtares shqiptare të vazhdojë edhe pas këtij sezoni me fanelën e Trabzonsporit, ndonëse duhet që klubi të thyejë ndjeshëm rekordin e transferimeve.

Ernest Muçi ka shënuar 6 gola dhe ka shërbyer një asist në 13 ndeshje të Superligës turke, madje gjithçka e ka bërë në 4 sfidat e fundit, duke nisur të vendosë rekorde personale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!