Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Brukseli përshendet progresin/ Raporti i pavotuar: Drejtësia, zgjedhjet dhe minoritetet

schedule12:20 - 17 Dhjetor, 2025

schedule 12:20 - 17 Dhjetor, 2025

Këshilli i Bashkimit Europian nuk e gjeti konsensusin për miratimin e konkluzioneve për procesin e zgjerimin për Shqipërinë dhe shtetet e tjera aspirante.

Pengesë u bë delegacioni i Hungarisë, i cili nuk mbështet integrimin e Ukrainës ndërsa herë pas here ka bllokuar edhe ndihmat në drejtim të Kievit. Megjithate, presidenca e BE-se vlerësoi progresin e Tiranës zyrtare, e cila ka hapur të gjithë grupkapitujt e anëtarësimit.

Këshilli mirëpret planin ambicioz të qeverisë shqiptare për mbylljen me sukses të negociatave të anëtarësimit dhe bën thirrje që të gjitha forcat politike dhe aktorët përkatës të bashkëpunojnë për të garantuar përparim të mëtejshëm.

Këshilli evidenton zbatimin e reformës në drejtësi dhe sundimin e ligjit, si përcaktues për ritmin e negociatave

Këshilli rikujton gjithashtu rëndësinë që Shqipëria të sigurojë mbrojtje efektive gjyqësore dhe zbatim të qëndrueshëm të vendimeve të gjykatave. Këshilli mirëpret progresin e bërë nga Shqipëria në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe e fton atë të ndërtojë më tej një historik të qëndrueshëm rezultatash dhe të forcojë kapacitetet për trajtimin e këtyre çështjeve.

Një vëmendje e veçantë i kushtohet rolit të Kuvendit të Shqipërisë, i cili konsiderohet kyç në debatin dhe miratimin e reformave që lidhen me Bashkimin Evropian ndërsa zgjedhjet e 11 majit cilëson konkurruese.

Sa i përket zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025, Këshilli vëren se ato ishin konkurruese, duke nënvizuar nevojën për një reforme gjithëpërfshirëse zgjedhore, në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias.

Këshilli përshëndet progresin në mbrojtjen e të drejtave të pakicave, barazinë gjinore dhe mbrojtjen e të dhënave personale. Deklarata thekson se liria e medias dhe e shprehjes duhet të forcohen më tej, perfshire sigurimin e dekriminalizimit të plotë të shpifje ashtu edhe pluralizmin e pronesise se saj.

Sa i perket ekonomise, keshilli inkurajon Shqiperine te intesifikoje perpjekjet  per te permisuar aftesine e saj per tu perballur me presionin kunkurrues dhe forcat e tregut brenda BE-SE

Ndërsa vemendje i jepet edhe përafrimit të plotë dhe të qëndrueshëm të Shqipërisë me politikën e jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian, si një sinjal i qartë i angazhimit strategjik të vendit drejt anëtarësimit në BE./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!