Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nga gjysh Bepi tek nip Indri, dinastia Shiroka në art

schedule09:30 - 16 Dhjetor, 2025

schedule 09:30 - 16 Dhjetor, 2025

Indri Shiroka, aktor me rrënjë nga një prej dinastive më të njohura të artit shkodran, ishte i ftuar në studion e “ABC e Mëngjesit”, ku rrëfeu rrugëtimin e tij mes jetës dhe kinemasë. I larguar drejt Italisë që në moshën 9-vjeçare, ai ka jetuar për disa vite në Firence dhe më pas në Romë, ku ka përfunduar studimet për aktrim dhe teatër.

Indri ka punuar në Angli, Itali, Francë dhe SHBA, duke u afirmuar gradualisht në kinemanë europiane dhe më gjerë. Paralelisht me aktrimin, ai punon edhe si infermier, duke treguar se pasioni dhe realiteti ecin shpesh krah për krah.

Nipi i aktorit të njohur Beb Shiroka, Indri tregon se dëshira për aktrim lindi pas ndarjes nga jeta të gjyshit të tij. Filmi “Pasaporta”, ku ai vjen për herë të parë si protagonist në një produksion shqiptar, e ka emocionuar veçanërisht për tematikën që prek jetën e emigrantëve. Aktori pranon se ka pasur një kimi të veçantë me partneren në film, çka e ka bërë rolin edhe më të vërtetë. Në jetën personale, Indri është baba beqar dhe ka një lidhje shumë të ngushtë me të birin, Noah. Edhe pse ka kaluar një periudhë të vështirë emocionale gjatë xhirimeve, ai beson se çdo gjë në jetë ndodh për një arsye.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!