Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Beteja për… sheshin/ Policia përzë Lapajn, i hap vend Berishës. Pse u shfaq Argita Berisha në protestë?

schedule23:23 - 15 Dhjetor, 2025

schedule 23:23 - 15 Dhjetor, 2025

Tiku zihet. “Ja raketat që do të sulmonin Kryeministrinë e leshit, të këtij shkërdhatës.”, tha Lapaj.

Doktori krihet.

“I them frikacakut që merr zvarrë Adriatik Llapajn, protestues paqësor, civil: s’ke parë gjë akoma, absolutisht s’ke parë gjë akoma.”, tha Berisha.

Nga këto fjalë, për momentin u tremb vetëm Lapaj. Ai iku dhe u fsheh te bunkeri, pasi e kuptoi se edhe protestat e opozitës bëhen me lejen e qeverisë.

“Na përzë policia, na thonë largohuni ju, të protestojë Sali Berisha. Dashkan një opozitë tjetër të protestojë, jo ne.”

Por Berishës i ka shpërthyer sërish zjarri i brendshëm. Dhe tani që Salianji po del mavi dhe Shabani u bë rozë, Adriatik Lapaj i duhet blu.

Por kë do të zgjedhë doktori, kur ka djathtas Nokën, majtas Belon dhe mbrapa Gazin?

“Ngrije lart flamurin, doktor, ngrije lart flamurin.”, tha një prej folësve.

Që ka një problem, kjo u kuptua edhe në protestë. Vajza e doktorit, Argita Malltezi, u shfaq pranë foltores si hije e rëndë.

Ata që munguan ishin demokratët. Ata vazhdojnë ta shohin protestën nga televizori, si një ndeshje jo interesante e kategorisë së dytë.

Mungoi edhe Ervin Salianji. Ndoshta me vonesë, por më në fund në selinë blu është dikush që e kuptoi: me urdhër të doktorit mund të bëhesh numri dy, por jo për një kohë të gjatë. Dhe Salianji, ndryshe nga Bardhi, ka kohë sa të duash.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!