Juristja Brizida Gjikondi tha për Real Story se Gjykata Kushtetuese ka bërë një përparim të rëndësishëm në vendosjen e rregullave institucionale. Gjikondi theksoi se Kushtetuesja dhe përbërja e saj janë produkt i reformës në drejtësi dhe i politikës. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Ballukun, Gjikondi e cilësoi si një vendim për të marrë kohë.
” Gjykata Kushtetuese, në këtë rast, ka bërë një përparim për vendosjen e rregullave. Është një moment kur duhet treguar se shteti funksionon dhe se këto rregulla duhet të jenë të vazhdueshme.
Kushtetuesja dhe personazhet e saj janë produkt i kësaj reforme dhe i politikës. Rrallë ka vende në Europë ku në trupa gjykuese ka 40-vjeçar siç kemi në vend; Kushtetuesja përbëhet nga persona elitarë, me një moshë akademike të madhe.
Edhe GJKKO-ja dhe Ekzekutivi kanë pasur përplasje. 22 Janari është gjëja më e mirë që t’i jepet pak kohë dhe të hetohet si çështje. Çdo gjë është politike!”

