Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Lufta” e Salianjit për numrin 2!/ Bejko: Problemi është Berisha. Artur Nura: Besoj se Salianji është konsultuar me aktorët ndërkombëtarë

schedule23:45 - 13 Dhjetor, 2025

schedule 23:45 - 13 Dhjetor, 2025

TIRANË- Pas turit në bazë dhe foltoreve paralele me Berishën, Ervin Salianji u kthye në selinë e PD në mbledhjen e kryesisë, ku nxori hapur qëllimin e tij: të ikë Flamur Noka, për t’i lënë vendin atij si numri dy i partisë.

Sali Berisha nuk ndërhyri, vetëm mbajti shënim teksa dëgjonte përplasjen, kur Salianji kërkoi largimin e Nokës. Mesa duket, debati nuk shqetëson askënd për sa kohë nuk bëhet për numrin 1, pasi të dytin e partisë, në çdo rast, e përcakton vetë Berisha.

Analisti Roland Bejko, i ftuar në emisionin “Ora e Fundit”, vuri në dukje se tensionet e brendshme të PD po dëmtojnë partinë. Ai theksoi se problemi në Partinë Demokratike nuk është Flamur Noka, por vetë Sali Berisha.


“Mendoj se akuzat e ndërsjella që i bëjnë figurat e PD njëri-tjetrit nuk i bëjnë mirë partisë, pasi i demoralizojnë edhe mbështetësit. PD mundohet të krijojë probleme aty ku nuk ka probleme. Salianji u kritikua se mblodhi njerëz. Problemi nuk është Noka, por Berisha. Berisha i ka thënë se njerëzit në Gjirokastër i ka mbledhur ‘kukulla’ e Edi Ramës. Berisha njoftoi protestën që të zhdukë çështjen Salianji” tha Bejko.

Më tej, gazetarit Artur Nura u shpreh se Ervin Salianji po shërben si “pasqyrë” për Berishën dhe po i dëshmon atij të vërtetën e hidhur se ku duhet të ishte dhe ku është në të vërtetë.

“E shikoj si një model, ose më saktë si pasqyrë e Berishës. Ai duke vepruar i tregon Berishës se ku duhet të ishte dhe ku është realisht. Salianji i mori gazetarët Sali Berishës. Unë besoj se Salianji është i konsultuar me aktorët ndërkombëtarë, sipas leximit tim, sepse unë nuk kam fakte”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!