Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pas luftës…përmbytje/ Beteja e radhës për palestinezët, shiu shkatërron tendat

schedule15:22 - 12 Dhjetor, 2025

schedule 15:22 - 12 Dhjetor, 2025

Për palestinezët në Gaza nuk ka qetësi. Edhe pse një armëpushim mes Izraelit është në fuqi, një luftë tjetër vazhdon, ajo për mbijetesë mes një dimri të ftohtë.

Tendat ku jetojnë familjet e zhvendosura u përmbyten dhe disa u shkatërruan për shkak të një stuhie të fortë. Ndërkohë sipas autoriteteve lokale, 12 persona kanë humbur jetën.

Zyra e Medias e Qeverisë së Gazës, e drejtuar nga Hamasi, ka thënë se një milionë e gjysmë palestinezë të zhvendosur përballen drejtëpërdrejt me rrezikun e përmbytjeve.

Nga të dhënat rezulton se janë shembur të paktën 13 shtëpi, ndërsa mbi 27 mijë tenda u përmbytën ose u shkatërruan nga erërat e forta.

Zyra e medias përsëriti se Izraeli po vazhdon të bllokojë materialet e strehimit, shtëpitë e lëvizshme dhe 300 000 tenda në Gaza.

Ndërkohë Associated Press ka sjellë historinë e Rauan Soboh, e cila bashkë me fëmijët e saj jeton në një nga tendat që u prekën nga përmbytjet.

Ajo tha se për shkak të shiut ata nuk kanë mundur të flenë, ndërsa I duhet të kujdeset edhe për foshnjat e saj vetëm tre muajshe.

“Situata është katastrofike. Nuk duhet t’i humbasim fëmijët tanë këtë dimër”, tha ajo.

Sipas të gjitha të dhënave, përfshirë shifrat nga organi ushtarak izraelit i ngarkuar me koordinimin e ndihmës në Gaza, Izraeli nuk e ka përmbushur kushtin e armëpushimit për të lejuar 600 kamionë me ndihmë në Gaza në ditë. Dhe grupet e ndihmës thonë se ndihma për strehim që është lejuar në Gaza gjatë armëpushimit deri më tani është e pamjaftueshme.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!