SHKODËR- Njëri prej autorëve kryesor të dyshuar në rrahjen masive në Shkodër është arrestuar nga policia.
Forcat “Shqiponja” kanë bërë të mundur ndalimin e 17-vjeçarit, i cili dyshohet si një prej personave kryesor në këtë konflikt.
17-vjeçari është vëllai i një personi tjetër që është nxënës në shkollën e mesme “Shejnaze Juka”, ndërsa edhe personi tjetër i konfliktuar me dy vëllezërit është nxënës i shkollës.
Në këtë konflikt mbetën tre të dëmtuar nga sende të forta dhe thikë ndërsa janë jashtë rrezikut për jetën. ABC News ka siguruar pamjet nga momenti i sherrit, që përfundoi me tre gjimnazistë të lënduar./abcnews.al

