Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Salianji: Shabanin ia dhamë vetë Ramës. Berisha mos bëjë viktimën, ai i largon të vetët

schedule11:45 - 12 Dhjetor, 2025

schedule 11:45 - 12 Dhjetor, 2025

Berisha gabon, por dikush në PD po ia numëron. Ervin Salianji ka ironizuar doktorin nga Gjirokastra për zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokat të Popullit. Ish-deputeti pyeti: ç’faj Rama, kur firmat ia dha Berisha me deputetë demokratë?

“Sot paskan bërë një gabim tjetër, i jap të drejtë Berishës kur thotë se bëmë gabim që ia dhamë firmat Shabanit. Por si atëherë na e futi Rama, kur ia dhamë firmat vetë? Si ka mundësi t’i japë Ramës 15 emra për të zgjedhur për Avokat Populli. Po takohemi e po bëjmë, që PD të krijojë organizma të përgjegjshme. Që mos themi ‘na i hodhi Rama’ pasi hodhëm firmat vetë.”

Për Salianjin, PD i kishte mundësitë të mbështeste një kandidat demokrat, por nuk ishte ky plani.

“A s’duhet të vlerësojë Besim Ndregjonin, si mos thotë që kandidatura jonë të jetë Adriana Kalaja apo Skënder Haluci? Si shkon pa strategji drejtuesi i PD, dhe i jep 15 emra Ramës për të zgjedhur? Nuk mban qëndrim të qartë e të çojë një kandidaturë të vetme, apo Tartar Bazaj.
Pasi bëjmë gabime, themi ‘bëjmë gabime'”, tha ai.

Por për Salianjin, ky nuk është vetëm gabim. PD nuk mbështet të vetët, si dje, si sot. Dhe me një kritikë të fortë, në ditën e themelimit të PD, Berisha i tha se me rikthimin e tij, përveçse hoqi Bashën, s’ka ndryshuar gjë tjetër në Partinë Demokratike/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!