Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksioni në Fushë Kuqe e Shkodër/ Arrestohen dy ‘ushtarët’ e Vis Martinajt, njëri prej tyre pjesë e planit për eliminimin e Indrit Dokles

schedule08:39 - 12 Dhjetor, 2025

schedule 08:39 - 12 Dhjetor, 2025

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksionin e RENEA-s në Dobraç të Shkodrës dhe në Fushë Kuqe të Kurbinit, ndërsa janë identifikuar dy të arrestuarit.

Abc News mëson se të arrestuarit janë Elvin Merlika dhe Alket Xhixha, të cilët ishin shpallur në kërkim për llogari të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Merlika akuzohet si pjesëmarrës në planin për eliminimin e Indrit Dokles, sipas porosisë së Ervis Martinajt.

Sakaq, i arrestuari Elvin Mërlika ka qenë pjesë e grupit të Ervis Martinajt, i shpallur në kërkim për operacionin ‘Plumbi i Artë’.

Ai akuzohet për veprat penale të: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, si dhe personave të lidhur me të.

Kurse Alket Xhixha ka bërë të mundur takimin e Nuredin Dumanit dhe Ervis Martinajt. Emrat e tyre kanë dalë pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani.

Gjithashtu në Shkodër është shoqëruar një person në polici. Po ashtu një automjet i dyshuar si i vjedhur është nën mbikëqyrjen e policisë. Këto aksione janë kryer për llogari të hetimeve të Prokurorisë së Posaçme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!