Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rrajat mbeten në burg/ Trafik droge, Gjykata e Posaçme konfirmon masat e sigurisë

schedule17:09 - 11 Dhjetor, 2025

schedule 17:09 - 11 Dhjetor, 2025

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg, Rexhep Rrajë,  dy kushërinjt e tij Gazmir e Përparim Rrajën, si dhe 7 persona të tjerë të këtij gurpi kriminal që sipas spka janë përgjegjës për trafikimin e një sasi të mbi 2 ton drogë, nga Amerika Latine dhe Shqipëria drejt Bashkimt Europian.

Në kërkim si pjesë e këtij grupi kriminal, vijojnë të jenë Ervis Shuli, Bujar Sefa, Hajdar Sefa dhe Vildan Baroku, të cilët dyshohet se ndodhen jashtë Shqipërië.

Sipas SPAK, nëprmjet aplikacionit Sky eEcc,  është arritur të faktohet se ky grup në të paktën 3 episode ka trafikuar lëndë narktotike, të shtrirë në kohë nga vitit 2020 deri në fund të vitit 2024. Ndërkohë gjatë aksionit për goditjen e anëtarëve të fisit Rraja, policia dhe BKH arritën të sekuestojnë mbi 430 mijë euro si dhe sende të tjera me vlerë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!