Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Broja kap “ylberin”/ Trajneri Parker thotë fjalë të shkëlqyera për sulmuesin shqiptar

schedule12:55 - 11 Dhjetor, 2025

schedule 12:55 - 11 Dhjetor, 2025

Maksimumi që kishte luajtur deri këtë moment, kishte qenë 31 minuta. Armando Broja nuk mund të thuhet se po kalonte një sezon të mbarë në Premier Ligën angleze, por ndonjëherë momenti i madh vjen pa e kuptuar.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare mori lavdërime të mëdha nga trajneri I tij, Skot Parker, pasi u aktivizua si titullar në ndeshjen që Bërnli e humbi në fushën e Njukasëllit në kampionat.

Pavarësisht disfatës, Parker deklaroi se ylli kuqezi bëri një paraqitje shumë pozitive, se ishte në formën më të mirë, dhe se e udhëhoqi sulmin edhe kur ekipi mbeti me 10 futbollistë.



Le të jetë ky çasti i kthesës. Broja nuk ishte në fushë për 6 nga 15 ndeshje këtë edicion, ose I dëmtuar, ose I lënë në stol, ndërsa mori gjithsej 110 minuta në 8 sfida të tjera në Premier, me një mesatare të pakënaqshme prej më pak se 14 minutash për ndeshje.

Ka luajtur pak më shumë në Kupën e Ligës, ku ka shërbyer asist në fitoren 2-1 kundër Derbit, duke qenë titullar. Trajneri Parker dhe shumë të tjerë e dinë klasin dhe potencialin e shqiptarit.

Në ndeshjen ndaj Anglisë në eliminatoret e Kupës së Botës, me fanelën e Shqipërisë e duke luajtur pak minuta, Armando Broja e tregoi veten ndaj yllit të Realit, Xhud Belingham.

Urimi I vetëm është që të ketë më shumë fat me dëmtimet që e kanë penguar për 3 vjet me radhë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!