Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Presioneve jam mësuar t’i bëj ballë”/ Musabelliu: Mbrojtja e të drejtave të njeriut, themelore! Çështjet e mbartura, problematikë

schedule11:56 - 11 Dhjetor, 2025

schedule 11:56 - 11 Dhjetor, 2025

Kandidatja Doloreza Musabelliu, në prezantimin e platformës së saj, renditi një sërë çështjet të rëndësishme të hetuara prej saj, si raste të korrupsionit, raste trafikimit të qenies njerëzore dhe vrasje.

Gjithashtu ajo tha se një problematikë e hasur ndër vite janë çështjet e mbartura.

Ne kemi një pamjaftueshmëri hetuesish dhe ka çështje të mbartura. Po bëjmë të pamundurën për të hequr çështjet e mbartura. Këto janë një problematikë e hasur ndër vite.

Një nga çështjet që i vlerësoi të rëndësishme në prezantimin e platformës së saj kandidatja Doloreza Musabelliu tha se është “Mbrojtja e të drejtave të Njeriut”.

Musabelliu u shpreh se kjo çështje duhet adresuar pasi edhe në raportet me vendimmarrjet e gjykatave europiane orientojnë me afate sa më të shkurtra hetimi dhe paraburgimi

“Kjo është me rëndësi, çështje e respektimit të të drejtave të njeriut mbetet një nga sfidat. Jo pa qëllim e përmenda në platformën time, afat hetimor dhe afat paraburgim. Pra së bashku me trupën e prokurorisë të kemi mbledhje lidhje me këtë pikë sepse duhet t’i japim rëndësi hetimeve, afatet duhet të minimizohen aq sa është e mundur. Drejtuesi i prokurorisë së Posaçme nuk mund t’i thotë nuk të lejoj të zgjatësh afatet. Por mendoj që është problem që duhet adresuar sepse duhet një zhvillim edhe në raportet me vendimmarrjet e gjykatave europiane  që na orientojnë më afate sa  më të shkurtra hetimi dhe paraburgimi”, tha ajo.

Më tej ajo vlerësoi punën e Zotit Kraja dhe Altin Dumanit, duke thënë se nuk mund të bëhet një krahasim për punën e tyre, pasi kanë qenë në periudha të ndryshme dhe se të dy prokurorët kanë bërë maksimunim e tyre.

“Të bësh krahasim midis dy drejtuesve që kanë qenë në periudha të ndryshme është e vështirë. Kraja ka qenë në momentin e fillimit të Prokurorisë së Posaçme, ne nuk kemi pasur as godinë. Ka qenë e vështirë. Nuk kishim akoma hetuesit. Më pas ishte periudha e COVID. Pra nuk ka krahasim sepse nuk ishin kushtet e njëjta. Por gjithsecili për kushtet që kanë pasur kanë bërë maksimumin”, tha ajo.

Ndërsa u shpreh se ka cilësitë e duhura, për këtë pozicion, duke thënë: “Jam njeri i pavarur , i vendosur, komunikues. Cilësi shumë të domosdoshme për drejtuesin. Presioneve jam mësuar t’i bëj ballë. Më është bërë përditshmëri.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!