Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trump: SHBA është ftuar në një takim në Evropë për paqen në Ukrainë

schedule11:31 - 11 Dhjetor, 2025

schedule 11:31 - 11 Dhjetor, 2025

Shtetet e Bashkuara janë ftuar në një takim që do të mbahet këtë fundjavë në Evropë, ku pritet të marrë pjesë edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, deklaroi  presidenti amerikan Donald Trump.

Megjithatë, Trump nuk e bëri të qartë nëse SHBA do të marrin pjesë në takim dhe, në rast se po, në çfarë niveli.

Ai tha në Shtëpinë e Bardhë se kishte biseduar me telefon me kancelarin gjerman, Friedrich Merz, presidentin francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrin britanik, Keir Starmer lidhur me situatën në Ukrainë.

“Ata duan që ne të shkojmë në një takim këtë fundjavë në Evropë, dhe ne do të marrim një vendim, në varësi të asaj që ata do të na kthejnë”, tha Trump, pa saktësuar se për kë e kishte fjalën.

Lidhur me bisedën e tij me Merz, Macron dhe Starmer, Trump tha se ata “diskutuan për Ukrainën me tone mjaft të forta.”

”Ka pasur ca mosmarrëveshje të vogla për disa persona”, shtoi ai, pa dhënë detaje.

Ai përsëriti thirrjen e tij që në Ukrainë të mbahen zgjedhje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!