Njësia Speciale aksion në Tiranë dhe Durrës, arrestohen 2 francezë

schedule10:08 - 21 Dhjetor, 2019

schedule 10:08 - 21 Dhjetor, 2019

Policia ka arrestuar një 33-vjeçar dhe një 26-vjeçare, të dy francezë, pasi kërkoheshin nga drejtësia e vendit të tyre.

Arrestimi i tyre është bërë me qëllim ekstradimin drejt Francës. Për arrestimin e tyre është angazhuar Njësia Speciale “FAST”,, ndërsa është finalizuar operacioni policor të koduar “Start”.

Si rezultat i operacionit u bë e mundur që në Tiranë, të arrestohej shtetasja franceze C. F., 26 vjeçe, si dhe në Durrës shtetasi francez A. Gh., 33 vjeç, të cilët ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli.

Dy të rinjtë u arrestuan pasi Autoritetet gjyqësore franceze kanë lëshuar urdhër-arrestin për këta shtetas, për veprat penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”, “Falsifikimi i çeqeve” dhe “Largim nga vendi i vuajtjes së dënimit”, parashikuar nga nenet e Kodit Penal francez.

Njoftimi i plotë:

Kapen në Durrës e Tiranë një 33-vjeçar dhe një 26-vjeçare, të dy shtetas francezë, të kërkuar nga drejtësia franceze.

Kapja dhe arrestimi i tyre, me qëllim ekstradimin drejt Francës.

Në vijim të shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tirana dhe homologëve për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si dhe pas koordinimit të veprimeve me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë e Durrës për lokalizimin e vendndodhjes së personave që kërkoheshin, Njësia Speciale “FAST”, për kapjen e personave në kërkim, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Start”.

Si rezultat i operacionit u bë e mundur që në Tiranë, të kapej dhe të arrestohej shtetasja franceze C. F., 26 vjeçe, si dhe në Durrës të kapej e arrestohej shtetasi francez A. Gh., 33 vjeç, të cilët ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi:

Autoritetet gjyqësore franceze të Gjykatës së Lartë Lorent, Francë kanë lëshuar urdhër-arrestin për këta shtetas, për veprat penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”, “Falsifikimi i çeqeve” dhe “Largim nga vendi i vuajtjes së dënimit”, parashikuar nga nenet e Kodit Penal francez./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!