Massimiliano Adilardi, President i partisë italiane “Fratelli d’Italia” për Shqipërinë, ishte i ftuar në emisionin “Të Gjitha Rrugët të çojnë në Romë” në ABC News, ku sqaroi publikisht historinë dhe misionin e formimit të rrethit të partisë në vendin tonë.
Ai tregoi se iniciativa nisi në mars të këtij viti gjatë një takimi në Bruksel dhe u konkretizua në korrik me emërimin e tij si president, ndërsa inaugurimi u zhvillua më 6 nëntor në hotel Rogner.
Adilardi theksoi se rrethi në Shqipëri nuk është vetëm një zgjatim i Fratelli d’Italia jashtë Italisë, por edhe një pikë reference për italianët që jetojnë në vend, për ndërmarrjet italiane dhe për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Italisë, duke kontribuar edhe në perspektivën e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Ai nënvizoi rëndësinë e marrëdhënieve të veçanta historike dhe kulturore midis dy vendeve dhe ndikimin e tyre në investimet dhe bashkëpunimet e ardhshme ekonomike.
Tani, dua të sqaroj për publikun e ABC News Albania historinë e Rrethit të Fratelli d’Italia në Shqipëri. Si filloi?
Massimiliano Adilardi: Pra, ka filluar në mars të këtij viti. Në Bruksel, isha me kryetarin e Fratelli d’Italia të Brukselit, i cili më propozoi këtë aventurë të re, dhe thirrëm senatorin Menia, që është përgjegjësi i Fratelli d’Italia në botë dhe pra i të gjitha qarqeve jashtë Italisë të Fratelli d’Italia, i cili, sigurisht, e konfirmoi këtë mundësi dhe pastaj erdhi emërimi im, të themi, nga Donzelli, që është përgjegjësi kryesor i Fratelli d’Italia për të gjitha qarqet, dhe kështu në fund të korrikut u emërova president i Fratelli d’Italia dhe më 6 nëntor, siç e di mirë, bëmë inaugurimin në hotel Rogner.
Pra, kjo është procedura, praktika e formimit, e themelimit të një qarku të Fratelli d’Italia në botë, apo jo?” Sepse nuk është që është vetëm në Shqipëri, apo jo?
Massimiliano Adilardi: Po, le të themi, po, ka qenë gjithë procedura, por rasti ka qenë, s’po them i rastësishëm, por sigurisht me fat, me fat për ta mbështetur. Sipas mendimit tim, sipas mendimit tim, unë e kuptoj pak politikën italiane, nuk ka qenë aq e leht.
Sigurisht që partia ka bërë verifikimet e saj për ju, apo jo?
Massimiliano Adilardi: Po, sigurisht. Sigurisht patjetër, ka pasur pastaj edhe një proces nga ana e Fratelli d’Italia për të thelluar njohuritë rreth figurës sime dhe, veçanërisht, një interes nga Fratelli d’Italia për të krijuar një pikë, një rreth, pikërisht për të ndihmuar edhe marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë, si edhe më pas anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Pra, ne do të jemi, sidoqoftë, një pikë reference si për italianët që jetojnë këtu në Shqipëri, ashtu edhe për ndërmarrjet dhe për marrëdhëniet mes ambasadës dhe qeverisë italiane.
Sigurisht, sepse marrëdhëniet Itali-Shqipëri janë marrëdhënie të veçanta, nuk i kemi me vendet e tjera dhe, sipas mendimit tim, kjo ndihmon dhe ka vlerën e vet, apo jo?
Massimiliano Adilardi: Po, sigurisht, nuk kanë qenë kurrë marrëdhënie “dosido”, por, natyrisht, duke parë afërsinë dhe kulturën që, në thelb, na bashkon, qeveria italiane i ka dhënë një shtysë krejt tjetër këtyre marrëdhënieve. E kemi parë këtë me qendrën e emigrantëve, por, sidomos, tani me marrëveshjet që janë firmosur para pak ditësh. Prandaj, me siguri do të vijnë kompani të rëndësishme italiane, sepse po flasim për Fincantieri, Leonardo, Cassa Depositi e Prestiti, siç kemi parë tashmë nga marrëveshjet e nënshkruara në Romë. Dhe e gjithë kjo do t’i intensifikojë marrëdhëniet dhe do t’i vendosë ato në një nivel tjetër, në kuptimin që Italia ka vendosur të investojë seriozisht në Shqipëri.
Gjithmonë në kuadër të qëndrimit tënd në Shqipëri, që je edhe ekspert kontabël, por për këtë flasim më vonë jashtë zyrës. Doja të dija, sepse unë kam ndjekur ditën e inaugurimit dhe, pashë që senatori u ndje i befasuar nga prania — kishte një pjesëmarrje, le të themi, jo e vogël për një nisje të re. Si u organizuat?
Massimiliano Adilardi: Eh, pra, sigurisht, unë jam këtu prej më shumë se 12 vitesh, kështu që kam shumë marrëdhënie, shumë miq dhe ata, natyrisht, erdhën për të më vizituar dhe, eh, per te me dhene urimet e tyre. Ne kemi shumë marrëdhënie edhe ekonomike dhe të llojeve të ndryshme. Kanë ardhur edhe persona nga jashtë Shqipërisë, presidentë të tjerë të Fratelli d’Italia, të cilët kanë dashur të ndajnë këtë moment me mua dhe që, natyrisht, më kanë dhënë një dorë në këtë fillim të aventurës. Po, senatori, ka qene vertete I befasuar edhe I surprizuar per mire natyrisht.
Ne jo, sepse ne e dimë se cilat janë marrëdhëniet midis Italisë dhe Shqipërisë. Kane qene shumë shqiptarë, shumë sipërmarrës shqiptarë, me të cilët unë bashkepunoj çdo ditë. Prandaj, surpriza ishte për të, por për ne kjo është thjesht diçka normale.

