Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Përjashtimi i Salianjit nuk ka baza statuore”/ Bejko: Berisha humbi zgjedhjet, shkeli statutin

schedule20:50 - 10 Dhjetor, 2025

schedule 20:50 - 10 Dhjetor, 2025

Analisti Roland Bejko, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, komentoi rreth lëvizjeve të deputetit Salianji brenda Partisë Demokratike. Bejko theksoi se Salianji po përpiqet të kuptojë realisht perceptimin e bazës së partisë dhe, mbi këtë bazë, të ndërtojë rrjetin e tij brenda strukturave partiake.

Analisti nënvizoi se përjashtimi i Salianjit nga Kryesia nuk ka bazë statutore, pasi statuti nuk e ndalon një anëtar të Kryesisë të organizojë mbledhje, ndërsa thekson se kryetari i partisë duhet të japë dorëheqjen në rast të humbjes së zgjedhjeve.

Bejko shtoi se të dhënat që Salianji mbledh nga baza mund të shfrytëzohen në mënyrë direkte në vendimmarrjet e Kryesisë së Partisë Demokratike.



“Salianji është futur për të kuptuar realisht se si e percepton baza, dhe në bazë të kësaj kërkon që të ndërtojë bazën e tij. Nëse Berisha përjashton Salianjin apo këdo tjetër. Përjashtimi i Salianjit nuk ka baza statuore.

Është në gabim, sepse statuti nuk e ndalon anëtarin e Kryesisë që të bëjë mbledhje. Ama statuti thotë që kryetari i çdo parti duhet të japë dorëheqjen kur humb zgjedhjet. Salianji të gjitha të dhënat që do mbledhë në bazë, di i çojë në Kryesinë e Partinë Demokratike”, tha Bejko.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!