Kryeministri i vendit, Edi Rama ka ndarë një kartolinë nga Liqeni i Shkodrës, të shoqëruar me pamjet e pelikanit dalmat (Pelecanus crispus), shpendi simbol i kësaj zone.
Në postimin e tij në rrjetet sociale, Rama u shpreh se liqeni pritet shumë shpejt t’i bashkohet listës së zonave të Biosferës të mbrojtura nga UNESCO.
“Mirëmëngjesi dhe me këtë kartolinë nga Liqeni i Shkodrës, me shpendin simbol të tij, pelikanin dalmat, që shumë shpejt pritet t’i bashkohet listës së zonave të Biosferës së mbrojtur nga UNESCO, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi ai.
Liqeni i Shkodrës është një nga pasuritë më të rëndësishme natyrore të vendit, i njohur për biodiversitetin dhe rëndësinë e tij ekologjike.

