Të gjithë e kemi pyetur veten të paktën një herë se si është të jesh pjesëtar i një familjeje mbretërore. Më saktësisht, si është të jesh princeshë?!
Katë Middleton ka një përgjigje goxha reale dhe kush më shumë se ajo është e besueshme? Që prej martesës me William-in, ka patur spekulime nga më të ndryshmet. Ka nga ata që thonë se ajo është krejtësisht në hije, ashtu siç të tjerë mendojnë se ata janë të martuar thjesht formalisht. Sidoqoftë, burime për People raportojnë se martesa e tyre funksionon, por askush përveç dyshes s’e di si është e vërteta.
“Ata kujdesen për njëri tjetrin në mënyra të ndryshme. Disa mendojnë se martesa e tyre është e dalë jashtë mode, por në fakt funksionon. Kanë role të ndryshme, por janë një ekip i bashkuar. Gjërat janë më të lehta kur kanë njëri tjetrin në krah.”
Po vetë Kate ç’mendon për pozicionin e saj në atë familje?! Thuhet se dukesha e dimë rolin e saj dhe e ka pranuar atë që prej fillimit.
“Ajo i di mirë detyrimet e saj. E di mirë sa i rëndësishëm është institucioni në të cilin bën pjesë dhe rolin e saj aty. Kate e di se të jesh pjesëtare e familjes mbretërore është njësoj si të kesh një kontratë, ti firmos dhe më pas kryen. Është në elementin e saj dhe vijon të këmbëngulë në atë që beson.”
Pra, në rast se një princ bukurosh të propozon për martesë, Kate thotë se në fund të ditës, është një kontratë me shumë, po shumë përgjegjësi për t’u mbajtur mbi shpatulla./abcnews.al