Sipas MeteoAlb: Deri në mesditë moti paraqitet me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të pakta. Por pasditja zhvillon vranësirat duke sjellë reshje shiu në zonat e ulta e dëbore në zonat malore. Më të konsiderueshme reshjet do të jenë në rajonin verior dhe jugor, ku herë pas-here do të jenë dhe intensive.
Temperaturat e ajrit mbeten kostante në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C në zonat malore deri në 18°C në jugperëndimore.
Era do fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi mbi 70 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 6 ballë.

