Shqipëria përkujton 35-vjetorin e Lëvizjes Studentore të dhjetorit ‘90 që shënoi rënien e diktaturës komuniste.
Analisti Skënder Minxhozi, në emisionin “Real Story” në ABC News, hodhi dritë mbi tensionet dhe prapaskenat politike të fillimit të viteve ’90, duke rikthyer vëmendjen te roli i studentëve dhe krijimi i Partisë Demokratike.
Sipas tij, pakënaqësia brenda lëvizjes studentore u shndërrua shpejt në revoltë jo vetëm ndaj sistemit të atëhershëm, por edhe ndaj partisë së sapolindur, e cila siç shprehet ai nisi të “hollohej me ujë” dhe të braktiste idealizmin e parë për llogaritë politike të brendshme.
Minxhozi theksoi se PD madje doli kundër grevës së studentëve, me deklaratën e saj të publikuar në “Zërin e Popullit”, duke e cilësuar këtë moment si pikën ku nisi “ndarja e pisët” dhe rrëshqitja e partisë drejt kompromisit me Partinë e Punës.
“Unë vazhdoj që t’i shikoj ngjarjet nga prizmi i studentit. Mes studentëve filloi që të krijohej pakënaqësi për këtë parti të re, u krijua greva e studentëve, që ishte pa dyshim një revoltë ndaj sistemit, por edhe ndaj opozitës së re, sepse partia e re kishte filluar që të futej në pallatet e politikës edhe po hollohej me ujë. Po fillonin edhe lufta e brendshme, idealizmi zero. Filloi konflikti se kush do ishte në rreshtin e parë, të dytë, kush do e ndante tortën, kush do merrte thërrimet, ndërkohë që kjo pjesë e studentëve që u investua pastër dhe iku në shtëpi realisht nuk ndjehej mirë dhe kaq e vërtetë është saqë kur ka filluar greva e studentëve, Partia Demokratike është mbledhur dhe ka bërë një deklaratë kundër grevës së studentëve. PD nuk dilte ditën që është bërë deklarata dhe në urgjencë, sepse nuk kishte mjete të tjera informimi, deklarata e PD kundër grevës së studentëve, për të hequr emrin Enver Hoxha te universiteti është botuar te gazeta ‘Zëri i Popullit’. Unë mendoj se kjo është shumçka. Natyrisht që kjo është fillimi dhe ndarja e diçkaje të pisët dhe të papastër. Partia Demokratike kishte filluar që të luante ‘politikançe’. Të lunte pisët, të bënte kalkulime dhe të bënte negociata me Partinë e Punë. Ka edhe shenja të tjera. Për mendimin tim zgjedhjet e para pluraliste, ajo që pasoi me sindikatat, qeveria e unitetit kombëtar që u krijua. Pra ndarja e tortës së pushtetit, që vitin e parë të krijimit të Partisë Demokratike do të thotë që u kthye në parti pushteti pa bërë një vit akoma, sepse qeveria ‘bufi’ u krijua shumë më shpejt, se sa 12-vjetori i krijimit të PD-së”, tha Minxhozi./abcnews.al

