Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, ish-studenti i dhjetorit Roland Bejko tha se Shqipëria ndodhet sot më pranë Evropës, por rruga drejt integrimit mbetet e vështirë.
Ai u ndal te situata politike brenda Partisë Demokratike, për të cilën u shpreh se nuk e kishte imagjinuar kurrë të mbërrinte në këtë pikë, duke e parë “të zhveshur nga strukturat” dhe të marrë peng. Bejko theksoi se, ndonëse ish-studentët e dhjetorit rrëzuan monumentin e Enver Hoxhës dhe regjimin komunist, në politikë ende mbeten mite të pashkëputura, si Sali Berisha në PD dhe Edi Rama në PS.
Ai paralajmëroi se mungesa e rotacionit të elitave në PD e ka çuar partinë në një situatë dramatike, duke krahasuar rolin aktual të Berishës me atë të Ramiz Alisë në fundin e regjimit.
“Shqipëria sot më parë Evropës. Rruga drejt integrimit, jo e lehtë. Nuk besoj se PD do të mbërrinte në këtë fazë të saj, për herë të parë PD e shikoj pas struktura dhe të marrë peng. Sot do kapem me ish-studentët e dhjetorit. Kemi rrëzuar monumentin e Enver Hoxha, regjimin komunist, por nuk kemi rrëzuar mitet në PD, Sali Berishën dhe në PS Edi Ramën.
PD mund të mos ishte fare. Kjo e bën dramatike situatën, sepse nëse do të kishte ndërrime të elitave, do të ishte shumë më ndryshe. PS ka bërë disa ndryshime elitash, ka ndodhur një rotacion elitash, në PD nuk ka ndodhur një ndryshim elitash. Sali Berishën e shikoj sot në vendin e Ramiz Alias”, tha Roland Bejko.

