Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mickoski, tre herë kryetar i VMRO-DPMNE/ “Nuk lëvizim asnjë hap nga qëndrimi për Bullgarinë”

schedule17:15 - 8 Dhjetor, 2025

schedule 17:15 - 8 Dhjetor, 2025

Është zgjedhur për herë të tretë në krye të VMRO-DPMNE. Hristijan Mickoski ishte kandidati i vetëm për kryetar partie duke siguruar unanimisht drejtimin e partisë së krahut të djathtë, në kongresin e partisë me pjesëmarrjen e rreth 800 kongresistëve, në qytetin e Kavadarit.

Në fjalën e tij ai siguroj mbështetësit se nuk do të lëvizë asnjë milimetër nga pozicionet që prekin gjuhën dhe identitetin maqedonas, duke lënë të kuptohet se për çështjen me Bullgarinë nuk ka asnjë hap para dhe për rrjedhojë edhe për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

“Na presin sfida serioze. Kemi një çështje të hapur me Bullgarinë, por duket se nuk ka bashkëbisedues nga ana tjetër. Duam të arrijmë një zgjidhje të drejtë, por për çdo marrëveshje dua të di, ndryshe nga paraardhësit e mi në qeveri, se çfarë fitojnë Maqedonia dhe qytetarët e saj nga e gjithë kjo. Bashkimi Evropian duket se nuk është i gatshëm ta lehtësojë këtë proces, kryesisht për shkak të problemeve të saj të brendshme”, tha Hristian Mickoski.

Mickoski u zgjodh për herë të parë president i VMRO-DPMNE-së në dhjetor 2017, duke pasuar mentorin e tij politik Nikola Gruevski. Ky i fundit, në azil politik në Hungari, për të shmangur dy vite burg që autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë dhënë për të për një rast korrupsioni gjatë kohës kur ka qenë kryeministër.

Por perëndimi nuk ka qëndruar pa reaguar.  Ambasadorja gjermane Petra Dreksller nga ana tjetër, në një intervistë për REL theksoi se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, janë thelbësore.

Mosmarrëveshjet me Bullgarinë mbajnë të bllokuar rrugën eurointegruese të vendit, duke i kthyer në kusht ndryshimet kushtetuese.

Aktualisht nuk ka asnjë lëvizje në drejtim të futjes së bullgarëve në Kushtetutë. Maqedonia e Veriut ishte në një pako me Shqipërinë, por ndërkohë, Tirana zyrtare ndau rrugët, dhe ka hapur të gjithë grupkapitujt më Brukselin, duke synuar anëtarësimin e plotë para vitit 2030.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!