Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hamza letër Brukselit/ “Hiqni sanksionet, pavarësisht kush vjen në pushtet”

schedule17:10 - 8 Dhjetor, 2025

schedule 17:10 - 8 Dhjetor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ia ka dërguar një letër zyrtare Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ku kërkon heqjen e menjëhershme dhe të pakushtëzuar të masave të BE-së ndaj Kosovës.

Në qendër të mesazhit të tij, Hamza thekson se Kosova duhet trajtuar si çdo vend tjetër i Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se sanksionet po e dëmtojnë vendin në momente kyçe për integrimin europian dhe euroatlantik.

Në letrën e tij, Hamza risjell në vëmendje sakrificat dhe obligimet që Kosova ka marrë përsipër në rrugën e integrimit, përfshirë edhe krijimin e Dhomave të Specializuara. Ai e quan këtë një kërkesë të imponuar vetëm mbi Kosovën, e cila “fatkeqësisht është shndërruar në një instrument monoetnik”.

Ne letrën e tij ai benë thirrja e tij për unitet dhe qasje të përbashkët shtetërore ndaj interesave strategjike.

Hamza kërkon nga BE-së që të dërgojë një sinjal të fortë mbështetjeje për qytetarët e Kosovës, duke kërkuar heqjen e masave ndëshkuese që do t’i hapte rrugë një faze të re të marrëdhënieve pavarësisht se kush vjen në pushtet pas zgjedhjeve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!