Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Macron: Nëse Kina nuk ndryshon politikën tregtare do të vendosen tarifa

schedule16:18 - 7 Dhjetor, 2025

schedule 16:18 - 7 Dhjetor, 2025

Presidenti francez Emmanuel Macron ka ngritur mundësinë e kundërmasave ndaj Kinës nëse ajo nuk ndryshon politikën e saj tregtare, në një intervistë per të përditshmen franceze të biznesit “Les Echos” pas një vizite treditore në Pekin.

“Po përpiqem t’u shpjegoj kinezëve se suficiti i tyre tregtar nuk është i qëndrueshëm pasi ata janë në procesin e “shkatërrimit” të klientëve të tyre, veçanërisht duke mos importuar më shumë nga ne,” tha Macron.

“Ne rast se Kina nuk përgjigjet, ne evropianët do të detyrohemi në muajt e ardhshëm të marrim masa të forta dhe të zvogëlojmë bashkëpunimin, duke ndjekur shembullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes tarifave për produktet kineze”, tha ai.

Kina është partnerja më e rëndësishme tregtare e Francës në Azi, megjithatë ekonomia franceze ka një deficit tregtar me Kinën, me importe që tejkalojnë eksportet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!