Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pse humbim kujtesën? Mjekët: Jo çdo harresë çon në demencë në të ardhmen

schedule13:36 - 6 Dhjetor, 2025

schedule 13:36 - 6 Dhjetor, 2025

Nisesh për të bërë diçka dhe  harron për  çfarë je nisur. Takon dikë dhe në atë çast  nuk  të kujtohet  emri, apo situata të tjera të ngjashme.

Shpesh shumë të rinjë ankohen  për atë që specialistët  e cilësojnë si përhumbje e trurit apo humbje e shkurtër e kujtesës.

Por mjekët neurolog qetësojnë  dhe thonë  se jo çdo problem me kujtesën ka të bëjë me një sëmundje degjenerative të trurit në të ardhmen.

“Një humbje kujtese nuk është gjithmonë një demencë. Veçanërisht nëse ndodh tek moshat e reja duhet të marrë shumë në konsideratë  pjesa e mbingarkesës, stresit, lodhjes, një çrregullim metabolik, një faktor gjenetik  nëse ndodh një fenomen i harresës, një episod, por në koherencë dhe pastaj të mund të emërtohet se nëse është demencë apo diçka tjetër.”

Një episod i humbjes se kujtesës mund të jetë pasojë e një dite të mbingarkuar por sipas mjekëve dhe I disa  faktorëve të tjerë.

“Ka shumë faktorë që mund të çojnë në çrregullime konjitive, mund të jenë dhe thjeshtë metabolike që vjen si  rezultat I një anemie, mungesë  vitamine a, d, b12,  çrregullim metabolik që mund të vijë si pasojë e një pathologjie të tiroides.”

Për një memorie të fortë neurologët rekomandojnë dietë të mirë ushqimore,  aktivitet fizik , lexim  dhe ushtrime  për të mbajtur trurin në formë.

“Një mendje e shëndoshë në një trup të shëndoshë. Duhet që një individ të ketë një ushqyerje të mirë, të bësh një jetë aktive,  lexime dhe aktivitet që të mbajnë mendjen më aktive.”

Këshilla e  mjekëve është për të mos neglizhuar  humbjet e kujtesës qoftë dhe afatshkurtra kur ato ndodhin pas moshës 60 vjeç.  Ndërkohë  studimet tregojnë se rreziku për një sëmundje  degjenerative të trurit ulet më 40% nëse  mban nën kontroll faktorë si   problemet me shikimin, dëgjimin, hipertensionin apo diabetin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!