GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK dhe kaloi për gjykim grupin me 33 anëtarë, të cilët akuzohen për trafik emigrantësh.
Të pandehurit janë shtetasit: Njazi Ademaj, Ylli Brahimaj, Rrezart Domi, Osman Luca, Artur Mici, Arsen Caka, Jugert Gashi, Emiljan Marashi, Amarildo Luca, Robert Gjika, Roland Islamaj, Xhelal Krasniqi, Fitim Rama, Gridi Elezi, Maksim Domi, Dritan Cena, Redi Salaj, Behar Nuhiallari, Behar Rexha, Deila Qama, Arnold Shahu, Ylli Çaushaj, Artid Shtylla, Murat Gjuniku, Bardhyl Imeri, Bajram Xhaja, Besnik Lumaj, Altin Neli, Fatmir Stankova, Arben Rushiti, Leonardo Lama, Xhelil Alla, Perlat Canaj.
Ndaj tyre rëndojnë akuzat “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, “Grupi strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprës penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal” dhe “Shpërdorim detyre”.
Gjatë viteve 2022-2024, ata kanë mundësuar kalimin e paligjshëm të shtetasve shqiptarë në rrugë tokësore, ajrore dhe detare drejt Mbretërisë së Bashkuar, SHBA dhe Kanadasë./abcnews.al

