Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Humb jetën i burgosuri në Shkodër/ Shpëtim Çeliku ishte dënuar për vrasjen e gruas shtatzanë

schedule11:13 - 6 Dhjetor, 2025

schedule 11:13 - 6 Dhjetor, 2025

Një i bugosur që vuante dënimin në IEVP Shkodër, ka humbur jetën.

Shpëtim Çeliku, i cili vuante dënimin në një burg të sigurisë së lartë, ka ndërruar jetë rreth orës 08:10 në Reanimacionin Qendror të QSUNT, ku ishte dërguar për trajtim të specializuar për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Vdekja ka ardhur si pasojë e arrestit kardiorespirator. Çeliku, banues në Vlorë, ishte dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Rrethit Vlorë për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, pasi ishte arrestuar më datë 09.12.2012. Ai vvrau gruan e tij shtatzënë.

Nga dënimi i tij kishin mbetur për të vuajtur edhe 8 vite e 5 muaj. Më datë 15.10.2025 ai ishte transferuar në Spitalin e Burgjeve nga IEVP Shkodër, dhe më pas u dërgua në QSUNT, ku ndërroi jetë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!