Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aleatët braktisin Berishën/ “Kënetës së PD i janë shuar zërat”, Petraj: Lëvizja e Salianjit, për t’i dhënë oksigjen partisë!

schedule18:33 - 5 Dhjetor, 2025

schedule 18:33 - 5 Dhjetor, 2025

Avokati Edmond Petraj u shpreh se Sali Berisha tashmë ndjehet i braktisur. Në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News, Petraj tha se tani që është i humbur kërkon të marrë mbështetje.

“Janë disa elementë që duhen parë më gjerësisht. Unë e shoh që Berisha ndihet i braktisur. Dhe dje shpalli “armik” Salianjin dhe Alimehmetin dhe është fiks reagimi që ka bërë me të ndjerin Hajdari. Unë e shikoj totalisht të braktisur, Berisha e ndjen veten të braktisur”, tha ai.

Ndërsa theksoi se veprimet e Salianjit janë një lëvizje për t’i dhënë oksigjen Partisë Demokratike.

Sipas avokatit, PD ishte kthyer në një kënetë ndërsa bën përgjegjësin kryesor për situatën e vështirë që ndodhet PD, Sali Berishën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!