Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Veliajt ia kemi dhënë dosjen”/ SPAK: Pretendimet e tij dhe shtyrjet e seancave, të pajustifikuara

schedule18:28 - 5 Dhjetor, 2025

schedule 18:28 - 5 Dhjetor, 2025

Ndersa ne gjykaten e posacme nga fundi I shtatorit jane shtyre 8 seanca gjyqesore te shyqrtimit paraprak per dosjen ne ngarkim te Erjon veliat, SPAK thote ne nje reagim zyrtar se keto shtyrje dhe vonesa jane te pajustifikuara. Ankeses se bere  nga veliaj ne séancen e kaluar se atij nuk I jane vene ne dispozicion aktet e plota te dosjes hetimore, prokuroria e posacme I pergjigjet se pas mbylljes se hetimeve dhe kalimit te dosjes ne gjykate, avokatet e veliajt më datë 24 korrik, pa asnjë shpenzim kanë marrë një kopje të akteve të procedimit penal. Me tej spak sqaron se i njëjti avokat i zgjedhur ne 10 tetor ka bërë kërkesë për vënien në dispozicion të një kopjeje të akteve, ku pasqyrohen veprimet hetimore shtesë të kryera deri në muajin Shtator 2025. Sipas SPAK, në këtë kërkesë, vetë avokati i zgjedhur shprehet se më datë 23 korrik  janë njoftuar për përfundimin e  hetimeve dhe u është vendosur  në dispozicion një  USB me kopje të akteve të  këtij procedimi penal.

Prokurorët e çështjes theksojnë se pas këtij momenti procedural, mënyra e ndërveprimit mes të pandehurit Veliaj dhe avokatit të zgjedhur prej tij, nuk perfshin spak me pretendime të pabazuara në ligj.

Mbrojtja e veliajt ende nuk ka folur ne séancen e shqyrtimit paraprak. edhe pse ne séance e kaluar me 2 dhjetor erjon veliajt iu vu në dispozicion një kopje fizike e dosjes pas ankimit se nuk ishte njohur me aktet hetimore.

Kete te premte perfundoi mbrojtja e ish deputetes Klotilda Bushka qe eshte marre e pandehur per pengim te zbardhjes te se vertetes

Permes  avokatit te saj ajo kërkoi pushimin e çështjes me argumentin se nuk ka vepër penale. Në  të kundërt, avokati I saj kerkoi shpalljen e moskompetencës nga gjykata kunder korruspionit. Seanca e rradhes ne gjykaten e posacme pritet te mbahet ne 12 dhjetor.

Veliaj ndodhet në paraburgim që prej muajit shkurt dhe akuzohet për pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre, si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.

Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohet për mosdeklarim pasurie, fshehje të të ardhurave dhe pastrim parash.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sqaron disa rrethana procedurale të cilat lidhen me gjykimin e çështjes penale në ngarkim në ngarkim të të pandehurit Erion Veliaj dhe të pandehurve të tjerë.

Procedimi penal, nr.27 i vitit 2024 është dërguar për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar më datë 10.9.2025.

Gjykata e Posaçme caktoi më 29.9.2025, seancën e parë të gjykimit paraprak. Prej këtij momenti dhe deri tani janë shtyre 8 seanca gjyqësore për shkak të mungesave të pajustifikuara të mbrojtësve të të pandehurve apo dhe kërkesave të padrejta të tyre, duke penguar përfundimin e gjykimit paraprak brenda afateve të parashikuara nga Kodi i Procedurës Penale*.

Sa i takon prentendimeve të përsëritura të të pandehurit, Erion Veliaj, për njohjen me aktet e procedimit penal, nr. 27/2024, theksojmë faktin se Prokuroria e Posaçme ka përmbushur plotësisht detyrimet që burojnë nga neni 327/2/3 të Kodit të Procedurës Penale.

Brenda afatit të parashikuar nga neni 324 i Kodit të Procedurës Penale, prokurorët kanë njoftuar të pandehurin dhe mbrojtësit e tij, mbi përfundimin e hetimeve paraprake. Veç përshkrimit të përmbledhur të faktit penal, për të cilin procedohet i pandehuri, Erion Veliaj është njoftuar edhe me të drejtën për t’u njohur me aktet dhe për të marrë kopje të tyre.

Në ushtrim të kesaj të drejte, mbrojtësit e të pandehurit Erion Veliaj, më datë 24.7.2025, pa asnjë shpenzim kanë marrë një kopje të akteve të procedimit penal, nr. 27 të vitit 2024. Ky fakt është dokumentuar me procesverbalin përkatës të datës 24.7.2025, i nënshkruar nga njëri prej avokatëve të zgjedhur nga i pandehuri Erion Veliaj.

Jo vetëm kaq, por më datë 10.10.2025, i njëjti avokat i zgjedhur ka bërë kërkesë pranë organit  procedues për vënien në dispozicion të një kopjeje të akteve, ku pasqyrohen veprimet hetimore shtesë të kryera për periudhën 24.7.2025 deri në muajin Shtator 2025. Në këtë kërkesë, vetë avokati i zgjedhur shprehet se; “më datë 23.07.2025 janë njoftuar për përfundimin e  hetimeve dhe u është vendosur  në dispozicion një  USB me kopje të akteve të  këtij procedimi penal.”

Prokuroria e Posaçme vazhdon të zbatojë ligjin dhe të sigurojë një proces gjyqësor të rregullt dhe transparent.” / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!