Një hap para, një pas, maksimumi në vendnumëri. Manchester United vazhdon me të njëjtin ritëm që e shoqëron që nga nisja e këtij sezoni në Premier League.
Në ndeshjen që mbylli javën e 14 të kampionatit anglez, “Djajtë e Kuq” dështuan sërish të gjejnë vazhdimësinë e rezultateve pozitivë, duke u ndalur 1-1 nga Ëest Ham.
Në “Old Traford”, të zotët e shtëpisë dominuan në të gjithë komponentët e lojës. Kontrolluan topin dhe ishin më kërkues në zonën kundërshtare, por si gjithmonë nuk arritën të finalizonin siç duhej.
Pas pjesës së parë të mbyllur pa gola, në minutën e 58-të Diogo Dalot kaloi United në epërsi, duke ndezur festën në “Pallatin e Ëndrrave”.
Të besuarit e Ruben Amorim provuan të mbyllnin ndeshjen, por pa sukses. Këtu hyn fuqi ligji i pashkruar I futbollit, se po nuk shënove do të pësosh.
Dhe vetëm shtatë minuta nga fundi i kohës së rregullt, Magasa ndali topin në rrjetë për barazimin e Ëest Ham.
Në fund vetëm një pikë për Manchester United, që mbetet në vendin e tetë të klasifikimit në Premier League, por shumë larg garës për titull dhe mbi të gjitha emrit të tij të madh.

