Britanik, por me zemër në Prishtinë. Jon Harrison, ish luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare është bërë tashmë zyrtarisht shtetas i Republikës.
Lajmin e dha vetë ai në një postim në Facebook, të cilit ia ka bashkëngjitur edhe dekretin për dhënien e shtetësisë nga ana e presidentes Vjosa Osmani.
“Zonja dhe zotërinj, jam shpallur shtetas i Republikës së Kosovës”-shkruan Harrison.
Oficeri i pensionuar britanik në krahët e tij e mban tatuazhin e skuadrës Delta të Brigadës 138 “Agim Ramadani”.
Në vitin 2016, një rrugë e qytetit të Prizrenit mori emrin e eprorit britanik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas vendimit unanim të këshillit komunal.
Harrison njihet për përkushtimin e tij për pavarësinë e Kosovës, dhe si i “huaj” i vecantë, për shkak se pas vdekjes ka shprehur dëshirën të varroset në Kosovë, në atë që e quan shtëpinë e tij.
Ai ka deklaruar se është shumë krenar me emblemën e UÇK-së, ndaj e mban gjithmonë me vete në formën e një tatuazhi, duke theksuar se për nga gjaku është anglez, por zemra i rrah për Kosovën. / abcnews.al /

