Eksperti i sigurisë Bedri Elezi komentoi për ‘Ballkan Update’ situatën e krijuar në rajon me shtrirjen e ndikimit rus dhe atij kinez, ku si ‘marionetë’ përdoret Beogradi për zgjerim të aktivitetit të tyre.
Elezi tha se në Ballkan ka një luftë hibride e cila është prezente me aktivitete të spiunazhit. Eksperti tha se në Serbi ka kompani kineze të cilat prodhojnë mjete ushtarake, dhe se Rusia dhe Kina tentojnë të shtrijnë ‘tentakulat’ e tyre në sferën e sipërmarrjes.
“Ballkani dhe Kosova janë ende të ekspozuar ndaj ndikimit rusk ku përdorin Serbinë si satelit.
Aktualisht ajo që po ndodh në Ballkan është lufta hibride dhe është evidente me aktivitete të spiunazhit. Kemi një angazhim në fushën e sigurisë ekonomike. SHBA ka marrë sanksione ndaj rafinerisë së naftës në Serbi. Ka dyshime dhe informacione se ka kompani kineze brenda Serbisë që prodhojnë mjete ushtarake dhe të cilat raportohet se janë vënë në funksion.
Ky angazhim i Rusisë dhe Kinës në ekonomi, madje dhe me biznese offshore në Ballkan, kryesisht në Mal të Zi dhe dyshime të ndryshme në fushën e ekonomisë në Maqedoni. SHBA dhe aleatë të saj si Britania e Madhe ka marrë veprime konkrete edhe në fushën e ndërmarrjeve. Biznesmenë kinezë dhe rusë kanë tentuar të investojnë në Serbi.” / abcnews.al /

