Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Të shtëna me armë në Shkodër/ Arrestohet i riu, qëlloi në ajër pas një konflikti

schedule16:35 - 4 Dhjetor, 2025

schedule 16:35 - 4 Dhjetor, 2025

Një 20 vjeçar është kanosur me armë pasditen e sotme në Shkodër. Sipas njoftimit të policisë, dy të rinj janë konfliktuar për motive të dobëta me njëri-tjetrin. Për pasojë, një 26 vjeçar i identifikuar si Altin Shpendi ka qëlluar me armë zjarri tip automatik në ajër duke kanosur të riun 20 vjeçar.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë, 26 vjeçari Altin Shpendi është arrestuar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, të mbështetura nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Tre Heronjtë”, një shtetas kishte kanosur me armë zjarri një shtetas tjetër, kanë organizuar punën për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, u bë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit Altin Shpendi, 26 vjeç.

Nga veprimet e para procedurale, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. Sh. ka kanosur shtetasin Xh. G., 20 vjeç, duke qëlluar me armë zjarri, automatik, në ajër.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur dhe gjetjen e armës së zjarrit me të cilën dyshohet se 26-vjeçari qëlloi në ajër gjatë konfliktit.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!