Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ish prokurori, në Gjykatën e Lartë/ Aurel Zarka bën rekurs për vendimin e Apelit që e ktheu për rigjykim

schedule10:10 - 4 Dhjetor, 2025

schedule 10:10 - 4 Dhjetor, 2025

Teksa Gjykata e Apelit vendosi kthimin e dosjes së Aurel Zarkës për rigjykimin nën dyshimët se ai ka vepruar si grup kriminal nga ana e këtij të fundit ka ardhur dhe reagimi juridik. Zarka i është drejtuar gjykatës së lartë me një rekurs ku kërkon që të prish rigjykimin e vendosur nga shkalla e dytë gjykatës së posacme.

Relator është caktuar Sokol Binaj e ndërsa ende nuk është caktuar ora dhe data zhvillimit të senacës.

Sipas Apelit të Posaçëm provat dhe rrethanat tregojnë qartë se jo vetëm Zarka, por edhe tre të pandehurit e tjerë të çështjes kanë bashkëpunuar si një grup i strukturuar kriminal , ndryshe nga vlerësimi i prokurorëve të çështjes, si dhe i gjyqtarëve të Shkallës së Parë, të cilët e cilësuan si bashkëpunim të thjeshtë në rrethana rënduese.

Sipas SPAK-ut, prokurori dhe personat e tjerë akuzohen se kanë ushtruar ndikim të paligjshëm në tetë çështje penale që po hetoheshin në katër prokurori të ndryshme dhe që lidhen kryesisht me aktivitete të krimit të organizuar si pastrimi i parave apo kultivimi i narkotikëve.

Një prej çështjeve penale e njohur si “Toyota Auris”, u regjistrua pas bllokimit në portin e Durrësit, në qershor të vitit 2018, të 3.4 milionë eurove ‘cash’ të fshehura në dy makina të përdorura dhe të importuara nga Belgjika.

Gjykata e Shkallës së Parë e dënoi ish prokurorin me me 2.8 vite burg në aplikim të gjykimit të shkurtuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm dhe korrupsion./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!