Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ambasada Amerikane kundër Kurtit/ Berhami: SHBA nuk i ka besuar Kurtit! Kosova, në ‘ditët më të errëta’ me Perëndimin

schedule17:27 - 3 Dhjetor, 2025

schedule 17:27 - 3 Dhjetor, 2025

Pyetjes nëse Albin Kurti është pengues i raporteve mes Prishtinës dhe Uashingtonit, Komiteti për Punë të Jashtme në SHBA i është përgjigjur njëzëri: PO.

Ish-deputeti Artan Behrami ka komentuar gjendjen aktuale të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, duke i cilësuar pesë vitet e fundit si periudhën më të vështirë në raportet me aleatin kryesor të vendit. Sipas tij, Uashingtoni ka humbur besimin ndaj kryeministrit Albin Kurti për shkak të sjelljes së paparashikueshme, ndërsa paralajmëron se Kosova po jep sinjale që mund ta largojnë nga boshti perëndimor në një kohë kur SHBA ka qenë kontribuesi kryesor në krijimin e shtetit të Kosovës.

“Në këto pesë vite, me SHBA-të kemi pasur marrëdhënie të pabesueshme. SHBA-ja nuk i ka besuar kryeministrit Kurti, i cili në raport me ta ka qenë i paparashikueshëm. Këtë qasje ata e kultivojnë jo vetëm me Kosovën, por edhe me shtete të tjera. Ato që punojnë pas shpinës së SHBA-së janë Rusia dhe Kina, dhe Kosova po jep shenja se po i afrohet kësaj kategorie.

Nëse shikojmë trashëgiminë historike të shtetit tonë, ne e kemi ndertuar nga SHBA. Ata kanë investuar mbi 20 miliardë dollarë dhe janë kontribues të mëdhenj. Të gjitha fitoret diplomatike që kemi pasur kanë qenë me mbështetjen e SHBA-së.

Diplomatët dhe shtetet komunikojnë me një gjuhë më të butë. Raportet me SHBA-në nuk do të thotë se do të nisin raketa kundër nesh; madje edhe në konfliktin me Ukrainën, ata e kanë ruajtur komunikimin me Rusinë. Ne po përjetojmë ditët më të errëta me Perëndimin.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!