Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rusia thotë se takimi “domethënës” me SHBA-në për paqe në Ukrainë mbaroi “pa përparim”

schedule14:35 - 3 Dhjetor, 2025

schedule 14:35 - 3 Dhjetor, 2025

Një delegacion amerikan, i kryesuar nga i dërguari i posaçëm Steve Witkoff, u takua me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe ndihmësit e tij për gati pesë orë në Kremlin më 2 dhjetor, për bisedime mbi një propozim për t’i dhënë fund pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska.

Në një ditë përpjekjesh intensive diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit më të madh dhe më vdekjeprurës në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, nuk ka pasur “kurrë” mundësi më të mirë se tani për ta arritur një marrëveshje.

Por, pak para bisedimeve, Putini i akuzoi qeveritë evropiane se po përpiqen ta pengojnë paqen dhe paralajmëroi se, nëse Evropa dëshiron ta nisë një luftë me Rusinë, atëherë Moska është e gatshme të luftojë.

Yury Ushakov, këshilltar i Putinit për politikën e jashtme, u tha gazetarëve pas takimit në Kremlin se “nuk jemi as më afër, por as më larg” arritjes së paqes.

“Ne nuk shtjelluam formulime të veçanta që kishin përgatitur amerikanët, por thelbin e mesazhit. Disa gjëra na përshtaten. Disa u pritën me kritika nga ne”, tha Ushakov, duke theksuar se çështjet territoriale ishin pikë veçanërisht problematike.

“Ne nuk shohim ndonjë mundësi për zgjidhjen e krizës së Ukrainës pa adresuar çështjet territoriale. Për të shënuar përparim të mirëfilltë, ka ardhur koha që si Moska ashtu edhe Uashingtoni të fillojnë të punojnë seriozisht”, shtoi ai.

Witkoff nuk komentoi duke u larguar nga takimi drejt Ambasadës së SHBA-së në Moskë.

Witkoff dhe dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, fluturuan për në Moskë më 2 dhjetor për t’u takuar Putinin dhe negociatorët rusë pas një propozimi fillestar 28-pikësh nga SHBA-ja.

Ai dokument – i cili kryesisht shihej si i përputhshëm me qëllimet ruse për pushtimin e plotë të Ukrainës u “përmirësua” në 19 pika pas bisedimeve midis delegacioneve amerikane dhe ukrainase javën e kaluar.

Qeveritë evropiane gjithashtu kishin paraqitur ndryshime dhe një kundërpropozim për planin e draftit, duke synuar të hiqnin ose zbutnin dispozitat që sipas tyre cenonin sovranitetin e Ukrainës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!