Policia e Shtetit ka vënë në pranga një tjetër të dyshuar për vrasjen e biznesmenit Edmond Mëhalla në Elbasan, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë. Sipas gazetares Etleva Delia dhe ekspertit të sigurisë Fatjon Softa në “Tirana Live” në ABC News, hetimet po hedhin dritë mbi një grup të organizuar me role të ndara, ndërsa tashmë janë tre persona të arrestuar.
Ata theksojnë se dinamika e atentatit, provat e mbledhura dhe konfliktet e mëparshme të viktimës ngrenë dyshime se pas krimit qëndrojnë motive ekonomike dhe interesa biznesi, ndërsa hetimet mund të zgjerohen deri në SPAK. Ndërkohë, autoritetet po verifikojnë edhe mundësinë e përfshirjes së personave të tjerë, teksa pistat e konfliktit dhe të shkuarës kriminale të të dyshuarve mbeten në qendër të hetimeve.
Etleva Delia: Bëhet fjalë për ngjarje të zbardhur, tre persona të arrestuar. Bëhet fjalë për një grup, kur rolet janë të ndarja. Mendoj që kjo shkojë edhe në SPAK.
Fatjon Softa: Është një punë shumë e mirë e policisë. Kjo është një ngjarje që tregon se profili i krimit është i njëjtë. Pamjet e marra nga momenti i atentatit, sigurisht edhe provat e tjera, tregojnë edhe një herë që motivi ishte për profil ekonomik, për shkak të interesave për biznes.
Etleva Delia: Të paktën deri tani me emrat që kanë dalë në skenë, nuk rezulton që të jenë vijim i grupeve kriminale që kanë vepruar në Elbasan. Nuk mund të them që bëhet fjalë për një vrarës për autor, nuk përjashtohet mundësia që të ketë marrë pjesë në ngjarje të tjera kriminale, nuk gaboi në shënjestër. Këta persona rezultojnë me të shkuar kriminale, edhe viktima vetë. Nuk mund të themi që ishte një vrasje amatore, ishte një grup i organizuar me role të ndara. Tani jemi në fazën e mohimit të ngjarjes, pavarësisht se policia dhe prokuroria kanë prova konkrete. Dyshohet që porositësi është Xhino Ago, ish-ortaku i viktimës, për shkak të një konflikti që kanë pasur në biznes.
Fatjon Softa: Pavarësisht goditjeve të grupeve kriminale në Elbasan, strukturat janë atje, të fjetura, nuk mund të them që janë zhdukura. Hetimet duhet të shkojnë më gjerë, se si janë përdorur këta persona. Duhet të shikohet më gjerë, nëse mund të ketë konflikte të tjera, përveç pjesës në biznes, i vetmi gabim i autorëve ishte, automjeti i shitur i marrë me qarë. Nëse nuk do të ishte ky automjet, por një tjetër do të kishim më shumë vështirë për zbardhjen e ngjarjes. Fakti që personi e ka goditur në pjesën e kafkës nga afër, do të thotë se viktima mund të ketë pasur antiplumb, pra mund ta ketë pritur këtë gjë.
Etleva Delia: Numri i personave që janë përfshirë mund të jetë edhe më shumë. Gabimi nuk është vetëm automjeti, por edhe konflikti i identifikuar. Megjithatë kjo është në dorën e policisë dhe të prokurorisë. Duhet një punë e mirë me personat e arrestuar për zbardhjen e ngjarjes./abcnews.al

